“Koka ime po nxirrte flakë”, reaksioni nga boja lë adoleshenten të verbër për disa ditë

Një adoleshente ka humbur shikimin për 48 orë për shkak të reaksioni që pësoi nga boja e flokëve.

Riley O’Brien, 18 vjeçe, aplikoi një kuti boje në flokë pa i bëri testin pasi e kishte përdorur dhe herë të tjera të njëjtin produkt.

Për fat të keq, ajo pësoi reaksion alergjik dhe u përjetoi djegie kimike. Tani që fytyra i është kthyer në gjendje normale, Riley paralajmëron të gjithë njerëzit që të bëjnë testin para se të lyejnë flokët.

“Nuk do i lyej kurrë flokët. Këto kohë do mundohem të nxjerr ngjyrën time natyrale. Nuk shkaktova panik. Dukesha si alien. Kur shkova në shtëpi, mamaja u trondit nga madhësia e fytyrës sime. Ishte shumë e dhimbshme. Koka ime më digjte aq shumë, sa më dukej sikur kishte marrë flakë. Pasi bëra testin, zbulova se gjithçka u shkaktua nga kimikatet. E lava kokën dhe simptomat u zhdukën”, tha ajo.

Riley i lyen flokët që prej moshës 14-vjeçare dhe gjithmonë ka bërë teste dhe është treguar e kujdesshme kur merrte bojë të re.

EMISIONET