Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

Intervista u transmetua mbrëmjen e 12 shkurtit 2019. 

Pjesë nga Intervista: 

Sonila Meço:  Si e përkufizon këtë moment aktual që po përjeton Kosova

Ramush Haradinaj: Për ne si Kosovë që për pak ditë festojmë 11 vjetorin e pavarësisë, kjo dekadë ka qenë sfidë dhe përballje me vetveten. Tani kemi nisur dekadën e dytë me konsolidimin e vetvetes si shtet, dhe kjo është ajo që karakterizon Kosovën, konsolidimin e saj më të madh.

Kosova ekziston dhe pa një marrëveshje. Marrëveshja është një lloj veprimi komplementar plotësues por nuk është thelbi i ekzistencës së Kosovës. Nëse arrihet marrëveshja është shumë mirë por edhe nëse nuk arrihet Kosova vazhdon të konsilodet. Kosova nuk është e varur dhe e lidhur dhe duhet ta kthejmë shikimin nga marrëveshja, që po nuk ndodhi marrëveshja çfarë ndodh me Kosovën.

Sonila Meço: Nuk ju bën të ndiheni më të dobët?

Ramush Haradinaj:  Është ekzagjerim i atyre që janë fals në politikë dhe atyre që nuk besojnë në vetvete. Ne besojmë në Kosovë, kemi besuar në 1998 sot besojmë dhe do të besojmë nesër. Jo që nuk kemi frikë, duhet të ndodhin por nuk jemi të varur as nga negociatat dhe as nga marrëveshja.

Sonila Meço: Pak ditë më parë dëgjova presidentin Thaçi për një korigjim të lehtë të kufijve, nga buron kjo deklaratë.

Ramush Haradinaj: Nuk mund të komentoj këtë deklaratë.  Kosova është vetëm një është e 17 shkurtit, e shpallur e pavarur, ka Kushtetutën ku thuhet në nenin 1 është e pandarë dhe e pacënueshme. Neni 2 mbrohet. Kushdo që flet për territorin e Kosovës dhe për kufij të tjerë janë fjalë dhe qëndrime jo kushtetuese. Në një moment të caktuar do të përballen me Kushtetutën e vendit

Sonila Meço: Per cfare shkembimi konkret behet fjale?    

Ramush  Haradinaj: Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e shtetit të vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh. Eshtë banalitet i madh.

Sonila Meço: Ju kur dëgjoni fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim...

Ramush Haradinaj: Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen.

Sonila Meço: Ju vetë jeni interesuar se nga ka buruar kjo ide?

Ramush Haradinaj: Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t'i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën këtë që është dhe që e mbrojnë.

Sonila Meço: Ne kemi dëgjuar që këto ide të artikulohen si në serbisht si në shqip...dhe kur ju i referoheni armiqtë e Kosovës janë edhe ata që flasin shqip?

Ramush Haradinaj: Kushdo që e shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit 2008, i Kosovës së pavarur dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë. Kushdoqë ende më tutje e zvogëlon këtë Kosovë është armik. Cdo ngacmim i kësaj arritjeje, apo çelje është kthim prapa për shqiptarët.

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


/Ora News.tv/