Koha që Arlin Qori të marrë vendimin

Koha që Arlin Qori të marrë vendimin

Le të përpiqemi të bëjmë një histori të protestës studentore.

Si fillim duhet sqaruar se në protestë janë vetëm një pjesë e studentëve të Universiteteve Publike të Tiranës, që përbëjnë diku mes 10-20% të numrit të përgjithshëm të studentëve. Tharmi që fermentoi revoltën ishte vendimi për pagesën që duhet të bënin studentët për provime të cilat ishin jashtë sezoneve të njohura si normale, pra në dimër, verë dhe vjeshtë. Por problemet ishin akumuluar që me futjen në fuqi të ligjit për universitetet.

Organizatore e protestës ishte Organizata Politike, një grumbullim studentësh dhe pedagogësh me orientim marksist, të cilët kanë vite që punojnë për shtrirjen e tyre. Pjesëmarrja dhe aktivizimi i protestës  impresionoi publikun. Qëndrueshmëria e saj, habiti kryeministrin dhe ndolli partitë e opozitës që të bëheshin pjesë e saj. Kjo hasi në kundërshtimin e organizatorëve që në këtë futje shikonin rrezikun e rënies në hullitë e vjetra ku pjesëmarrja e PD dhe LSI rrezikonte që të humbisnin simpatinë e gjerë të publikut. Natyrisht që nuk mund të rrinin jashtë as FRESSH apo njerëzit e Veliaj, i cili ka organizimin e tij. Rezistencës së OP (Organizatës Politike) për mosfutjen e militantëve të partive të tjera, hasi në kundërshtimin e tyre. Në fakt këto kishin të drejtën morale të merrnin pjesë pasi kanë një shtrirje të gjerë në masat studentore. As OP nuk mund të pretendonte qashtërinë e protestës, derisa edhe ata vetë janë politikë. Ndrojtja që të shfaqin identitetin e tyre; mungesa e organizimit horizontal; dhe çështë më erënddësishmja në këto rastet shqiptare, mungesa e të “fortëve”, bëri që të pranonin bashkëautorësinë me partitë e tjera politike.

Tashmë ngjan se protesta është e një fronti, ku me hir ose pa hir, ka hyrë të bëjë pjesë edhe OP. Dhe në këtë rast, kjo organizatë ka dy rrugë:

E para, është që Arlind Qori të vendosi lidershipin e tij mbi këtë protestë. Shfaqjet e tipit të Agorasë së Athinës së lashtë ku vendimet merren nga populli, nuk mund të aplikohen. Madje janë shfaqje e mungesës së organizmit, ose ca më keq të kamuflimit dhe mungesës së guximit të organizatorëve që të përballen me kundërshtrarin. Çdo protestë ka nevojë për një lider, dhe mbetet të shohim nëse Arlindi do të jetë në gjendje t’ ua japë.

Rruga e dytë e tij është që të ulet në një tavolinë me PD dhe LSI dhe të krijojnë frontin që do ti dalë përballë Ramës. Nëse nuk ka forcë ta bëjë këtë, duke pasur frikë se përlyhet nga politika e vjetër, atëhere le të tërhiqet dhe të lerë Ramën përballë PD dhe LSI.

Është koha që të marrë vendimin nëse do të bëhet lider pasi kaq njerëz sa tani, nuk ka për ti grumbulluar më. Ose të bëhet pjesë e një fronti me gjithë favoret dhe pasojat që do t’i sjellë ky vendim

EMISIONET