Koalicioni i udhëhequr nga SHBA pranon vrasjen e më shumë se 800 civilëve në Irak dhe Siri

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA pranon vrasjen e më shumë se 800

Të paktën 800 civilë janë vrarë në Irak dhe Siri nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA  që prej vitit 2014.

Ky është raporti i publikuar nga vetë koalicioni, i cili shton se grupi mban përgjegjësi për dëmtimin e paqëllimshëm ose vdekjen e civilëve.

"Deri më sot, bazuar në informacionin në dispozicion, koalicioni vlerëson se të paktën 801 civilë janë vrarë pa dashje që nga fillimi i operacionit të pandërprerë në 2014", tha në një deklaratë  Operacioni i Përbashkët i Task Forcës Operative.

"Ne vazhdojmë të mbetemi përgjegjës për veprimet që mund të kenë shkaktuar lëndime që janë bërë pa qëllim ose për vdekjen e civilëve", tha raporti.

EMISIONET