Klubi ul fondin, Taraboshi: Nuk bëhet sport pa lekë

Klubi ul fondin, Taraboshi: Nuk bëhet sport pa lekë

Basketbollistët e ekipit të parë të Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen me motivacionin se nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit pas zbritjes së fondit.

Basketbollistët e ekipit të parë të Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen me motivacionin se nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit pas zbritjes së fondit. Kuqeblutë kishin një fond mujor prej 2.5 milion lekësh të vjetra në muaj, por me ndryshimet e reja është ulur në 1.75 milion lekë. Nga kjo zbritje janë penalizuar vetëm lojtarët e rinj, të cilët nuk do të marrin asnjë lekë. Trajneri Fatjon Taraboshi është shprehur mjaft i shqetësuar dhe kërkon zgjidhje nga klubi.

Fatjon Taraboshi: "Ska stërvitje se na ka ra buxheti, edhe çunat nuk janë dakord me këtë buxhet që na ka lanë klubi Vllaznia, se nuk i del as për rrugë. Të shikojmë në vazhdim. Të paktën 2.5 milion të vjetra duhet me i pas, ashtu siç i kemi pas deri dje. Është shumë e vështirë, duhet që sportistët të paguhen, të shkojnë nëpër rrethe, sepse është shumë e vështirë t'i thuash sportistit hajde me lekët tuaja."

Në krahun tjetër shefi i klubit Mark Kroqi, thotë se veprimi i basketbollistëve është i pakuptimtë, pasi fondi është zbritur pas largimit të tre lojtarëve titullar të ekipit.

Mark Kroqi: "Pasi mbaron sezoni, klubi në bashkëpunim me bashkinë shikon rezultatet, ekipet që kanë arritje dhe ato që nuk kanë arritje. Kjo histori është 5 vjeçare. Pas sezonit që përfundoi jo mirë, me rezultate të dobëta, nuk ndryshuan stimujt ushqimorë, por në stafin drejtues. Pjesa e mbetur e trajtimit ushqimor do t'i shtohet plus 500 mijë lek sipas kërkesës së trajnerit dhe inspektorit.

Drejtuesit e klubit kërkojnë rezultate të shkëlqyera, por buxheti është mjaft i ultë. Ky është paradoksi më i madh në Shqipëri, Cdo klub ka pretendimet të mëdha, por nuk ka një projekt afatgjat dhe as financa. Tre vite më parë Vllaznia dilte kampion, ndërsa sot kërkon lëmosh për të mbajtur gjall ekipin e basketbollit.

EMISIONET