Klubi shënon 100 vjetorin, skuadra e feston me gjashtë gola

Klubi shënon 100 vjetorin, skuadra e feston me gjashtë gola

Vllaznia e ka festuar me goleadë 100 vjetorin e krijimit.

Skuadra shkodrane ka triumfuar me shifrat e thella 6-1 në transfertë ndaj Vorës, duke e kthyer në një festë të vërtetë shekullin e parë të krijimit.Ishin plot 5 futbollistë që gjetën fundin e rrjetës ndaj Vorës, me Ikena që shënoi një dopietë personale brenda 3 minutash lojë. Që do ishte një test i lehtë u pa që në minutat e para, me Krujën që kaloi në avantazh shkodranët pas 5 minutash lojë.

Krymi dyfishoi shifrat në limitet e kohës shtesë, ndërkohë që fraksioni i dytë ishte vërtetë spektakolar dhe me mjaft gola. Pas rikthimit në fushë ishte Hajdari që gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që goli i Junior i hapi udhë dopietës së Ikena. Në minutën e 91-të Myslymi ka shënuar golin e vetëm për vendasit dhe përfundimisht 6-1 për Vllazninë.

Me këtë fitore Vllaznia vijon arratinë drejt Kategorisë Superiore, teksa  numëron plot 10 pikë nga ndjekësi më i afërt, Erzeni. Këto të fundit nuk arritën të merrnin asnjë pikë në transfertën e Shënkollit, me vendasit që triumfuan me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Zefi.

EMISIONET