"Anallim loje"!

Sulejman Starova do të vijojë të jetë trajneri i Partizanit. Tekniku i paraqiti klubit dorëheqjen menjëherë pas disfatës me përmasa katastrofike kundër Luftëtarit në Gjirokastër, një veprim i ardhur ndoshta në gjaknxehtësi e sipër dhe i ndikuar natyrshëm nga dëshpërimi i madh për një humbje e cila nuk ishte përjetuar të paktën vitet e fundit.

Megjithatë pasi situata u qetësua, klubi mori një vendim. Presidenti Gazmend Demi nuk ka pranuar ta nënshkruaj dorëheqjen  teknikut, ç'ka do të thotë se skuadra do të vijojë të jetë në duart e Sulejman Starovës.

"Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar  teknikun në krye të ekipit"- kjo ishte një pjesë e komunikatës zyrtare të publikuar nga klubi kryeqytetas.

Pra 62 vjeçari nuk do të bëj gati valixhet për tu larguar për të disatën herë, por do të  ulet në stol që në sfidën e rradhës përballë Vllaznisë ditën e premte. Starova mori drejtimin e Partizanit më datë 5 nëntor duke pasuar në këtë post italianin Mark Iualiano i cili u shkarkua menjëherë pas disfatës me Kamzën.

Në 6 javët që Starova ka qënë në krye, në kampionat "demat" kanë rregjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. Për momentin Partizani ndodhet në vendin e 6-të me 13 më pak se Skënderbeu kryesues.

/Ora News.tv/