Klubi kërkonte trajner, Sergio Ramos përjashtoi kandidaturën e italianit

Klubi kërkonte trajner, Sergio Ramos përjashtoi kandidaturën e

Pas Lionel Messit tek Barcelona, rolin e liderit tek Reali i Madridit shtë marrë nga mbrojtësi i qendrës, Sergio Ramos. Sipas gazetës spanjolle "El Pais" klubi madrilen tentoj të ul në stol trajnerin aktual të  Chelsea, Antonio Conte por kandidatura e tij u përjashtua nga Ramos.

Stoli i Realit të Madridit mbeti bosh pas largimit me dëshirë të Zinedine Zidane që pavarësisht se fitoi 3 herë kompeticionin më të madh për klube, UEFA Champions League vendosi të jap dorëheqjen.

Kandidatura e Contes nuk ishte e vetmja, me Massimiliano Allegri të Juventusit dhe Mauricio Pochettino të Tottenhamit që ishin kandidat potencial për t'u ulur në stolin e skuadrës nga "Santiago Bernabeu".

Në fund, klubi madrilen vendosi të ul në stol ish-trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegu.

EMISIONET