Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi është punë e kryer. Konfrimimi ka ardhur dhe nga klubi italian, që në rrjetet sociale ka njoftuar se ka firmosur për 4 vite me yllin portugez.

"Ai quhet Cristiano Ronaldo dhe tani zyrtarisht është një Bianconero!

Juventusi është i kënaqur të njoftojë se fituesi i pesë herë Topit të Artë ka nënshkruar për klubin me një kontratë katër vjeçare deri më 30 qershor 2022."-thuhet në faqen zyrtare të klubit italian.

/Ora News.tv/