KLP dhe KLGJ, Vasili: Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit të ndiqet penalisht

KLP dhe KLGJ, Vasili: Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit të

Ashtu si PD edhe LSI e ka cilësuar një proces të kompromentuar për zgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ dhe KLP në komisionin e ligjeve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi të nisë ndjekja penale për sekretarin e përgjithshëm të kuvendit për manipulim të të dhënavë të kandidatëve. Sipas tij në garë kanë hyrë kanidatë të skualifikuar nga ONM.

Vasili: Një listë e tillë e manipuluar, një proces i tillë i manipuluar është atentati më i rëndë që mund ti bëhej reformës në drejtësi. Kandidatë të cilët u skualifikuan nga ONM për pamundësi moral për të vazhduar konkurimin, përkundrazi janë propozuar. I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë ndjekjen penale kryesisht për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjonçaj, i cili ka manipuluar thellësisht këtë proces.

Mazhoranca sipas LSI po bën të pamundurën për të kapur sitemin e drejtësisë dhe se ky akt do të largojë Shqipërinë nga Europa.

Vasili garantoi se qëndresa e LSI ndaj kësaj situate alarmante është e palëkundur për të mos lejuar kapjen e sistemit të drejtësisë.

EMISIONET