Klosi: Vetëm gjysma e plazheve është pajisur me kulla vrojtimi

Klosi: Vetëm gjysma e plazheve është pajisur me kulla vrojtimi

Edhe pse tashmë kemi hyrë në pikun e sezonit turistik ministri i turizmit dhe Mjedisit ka  pranuar që  ende nuk janë plotësuar të gjitha plazhet me kulla të vrojtimit. Gjatë një konference të përbashkët me 6  institucione të linjës, Klosi fajësoi për këtë situatë pushtetin vendor.

Klosi: Duhet të ketë 240 kulla vrojtimi dhe sot ka 162 të fiksuara në plazh. Më shumë se kullat, më të rëndësishëm janë ruajtësit e plazhit që janë 250 në të gjithë territorin.

Ndërkohë për sa i përket cilësisë së ujërave në plazhe ministri tha se pavarësisht marrjes së masave dhe ndërtimit të kolektorëve përsëri ka probleme.

Klosi: Ka probleme për të cilat po punojmë. Shqetësimi jonë është real, megjithëse ka përmirësime, duhet më shumë ndërhyrje.

Kreu i Sigurisë dhe Rendit në policinë e shtetit bëri me dije se tashmë policia ka nisur të veproj me masa të përforcuara.

Vëmendje po i kushtohet edhe kushteve higjeno –sanitare në strukturat akomoduese ku po realizohen inspektime të shumta.

Eltar Deda, Kryeinspektor Shtetëror Shëndetsor: Hotelet, por të njëjtën kohë baret dhe restorantet dhe të gjithë pishinat.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të ushqimit ndërkohë theksoi se janë penalizuar shumë subjekte që janë konstatuar me shkelje në kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore.

Drejtori i AKU: 15 subjekte është marrë masa e menjëhershme e ndërprerjes së aktivitetit. Kemi pasur raste që kemi dërguar materiale në prokurori. 

Administrata tatimore vijon me aksionet në bregdet ku janë vërejtur shumë shkeljes.

Vjero: Konkretisht janë inspektuar më shumë se 6 mijë tatimpagues dhe mbi 40 për qind janë regjistruar me shkelje.

Për të tërhequr më shumë turistë, edhe Ministria e Kulturës ka shtuar shfaqjet dhe spektaklet. Gushti përcaktohet si muaji që ka fluksin më të lartë.

EMISIONET