Klosi: Shqiptarët që shkuan në Siri, të pa arsimuar. Kthimi i tyre s'ka rrezikshmëri

Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila thotë se shqiptarët që kanë shkuar në luftë në Siri, janë kryesisht pa nivel dhe kthimi i tyre nuk do të ketë ndonjë ndikim.

Klosi: Ata njerëz kanë shpresuar që atë që se bënë dot në Shqipëri, për shkak se ishin të varfër, pa shkollë. Unë e kam konsideruar se ata kanë kujtuar se ata e gjejnë veten atje, do t'i vlerësojnë. Fakti që i morën edhe gratë atje, shikonin diçka të ndritshme. Hero bëhesh nëpërmjet luftës. Edhe ata që do kthehen nuk do të paraqesin ndonjë rrezik se nuk e kanë atë nivel. Atje kanë shkuar mish për top, pa e ditur tamam. Shumë prej tyre janë penduar.  

 

EMISIONET