Klosi: Kurrikula për edukimin mjedisor, së shpejti në të gjitha nivelet e arsimit

Klosi: Kurrikula për edukimin mjedisor, së shpejti në të

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i Këshillit të Europës në Tiranë,  Claus Neukirch dhe të rinj të komuntetit rom mbollën 150 pisha të reja në Krastë të Elbasanit.

Nisma është pjesë e programit të gjelbërimit me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, por  nga ana tjetër edhe një inisiativë për të inkurajuar të rinjtë që të mbrojnë mjedisin.

Ministri Klosi tha se për të rritur tek të rinjtë sensibilizimin për mjedin në të gjitha nivelet e arsimit do të hyjë kurrikula për edukimin mjedisor.

Klosi: Përgatitja e një kurrikule pranë shkollave për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me një dashuri më të madhe për natyrën , për një mjedis të përbashkët të cilin ne duhet ta mbrojmë me çdo kusht,  është pjesë e punës sonë.  Shumë shpejt ne do të kemi një program të posaçëm për të pasur kurrikula për edukimin mjedisor që nga klasat e para të shkollave deri në universitete.

Me rëndësi për Këshillin e Evropës  është promovimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit  dhe në të njëjtën kohë Claus Neukirch apelon për pjesëmarrjen e romëve në veprime të tilla të komunitetit dhe angazhimin e tyre të mëtejshëm në nivel lokal.

 

EMISIONET