Klosi: Kemi ende shumë sfida për të rritur numrin e turistëve

Klosi: Kemi ende shumë sfida për të rritur numrin e

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se nuk do të tërhiqen nga vendimi për mos lejimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2008.Në një bashkëbisedim me gazetarët pavarësisht notave shumë optimiste në lidhje me sezonin turistik, pranoi se Shqipëria ka ende sfida për turizmin.

"Shqipëria sot gjendet në pozitën e saj më të favorshme pasi përfaqëson në mënyrë të përmbledhur atë çfarë sot është destinacioni më i kërkuar në botë".

Pavarësisht vlerësimeve shumë pozitive, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pranoi që vendi ka ende shumë sfida për të përmirësuar turizmin, midis të cilave edhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Klosi: Së pari për të ndryshuar politikat, për të kërkuar që të kemi politika jo vetëm të pushtetit qëndror por në bashkëpunim të plotë me pushtetin lokal dhe komunitetin e biznesit. Na duhen politika të reja dhe standarde të reja.E dyta të përmirësojmë shërbimet. Jemi në një sezon të suksesshëm por larg sezonit me të cilin duam të ballafaqohemi.

Ndër të tjera Ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh i vendosur për ndalimin e importit të automjeteve para 2008.

Klosi: Të gjithë vendet e BE nuk targojnë më makina që nuk janë me Euro 6. Ne prapë jemi tolerantë duke kuptuar situatën që ndodh por ju garantojmë që kjo masë e jona megjithëse është në kundërshtim me disa komunitete, përfshirë importuesit e makinave, komuniteti i riparimit të makinave, do të zbatohet.

Gjatë shtatorit, sipas Klosit, vendin tonë e vizituan rreth 610 mijë turistë me një rritje prej 30% krahasuar kjo me 2017.



EMISIONET