Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se është rritur presioni ndaj krimit dhe për pasojë janë ngushtuar hapësirat e tij, duke i futur në luftë me njëri-tjetrin.

Klosi: Është një periudhë kur krimi po bën më shumë bujë. Është një periudhë ku edhe krimi është në presion më të madh. Është fakt. Nuk besoj që ish-ministri nuk na gënjeu duke dhënë shifrat. Ky presion bën që të ngushtohen hapësirat. Pastaj dalin edhe kontradiktat e brendshme që kanë grupet kanë me njëri-tjetrin. Besoj është meritë e policisë që edhe krimi me njëri-tjetrin ka filluar të ashpërsohet. E quaj pozitive. 


/Ora News.tv/