Klosi: E papranueshme situata në lumin Buna, në anën malazeze situatë përrallore

Klosi: E papranueshme situata në lumin Buna, në anën malazeze

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka bërë apel për të kontribuar në pastrimin e territorit në “Ditën e Tokës”.

Ministri mori pjesë në pastrimin në grykëderdhjen e lumit Buna, në fillim të plazhit të Velipojës, bashkë me të rinjtë aktivistë të Ecovolis dhe Ekomendje.

Klosi: Të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre dhe t'i bashkohen operacionit tonë për të pastruar tokën që duam. Pas një sezoni të bukur turistik që fillon në muajin maj, është i papërputhshëm me këtë situatë në bregdetet tona.

Klosi e quajti alarmante situatën e krijuar me mbetjet në zonën shqiptare të lumit Buna.

Klosi: Është një situatë krejtësisht alarmante, është një diferencë krejtësisht e papranueshme midis anës këtej të kufirit të lumit Buna në tokën shqiptare dhe një pasurie përrallore dhe një bukurie në pjesën e Malit të Zi.

Java e Tokës fillon më 16 prill dhe kulmon më 22 prill, Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ditë kur prej vitit 1970, shtete në mbarë botën përfshihen në aktivitete të ndryshme në dobi të mjedisit.

EMISIONET