Klosi: Do mbyllim 198 depozitime ilegale mbetjesh

Klosi: Do mbyllim 198 depozitime ilegale mbetjesh

198 depozitime ilegale të mbetjeve janë aktualisht në gjithë Shqipërinë, të cilat pritet të mbyllen brenda këtij viti. Shifra u bë e ditur nga Minsitri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili iu la afat bashkive të vendit deri më 31 dhjetor për mbylljen e këtyre depozitimeve.

61 bashkiakët e gjithë vendit u thirrën në një takim nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi. Situata kritike e venddepozitimeve të mbetjeve ka qenë një prej shqetësimeve kryesore. Aktualisht, janë rreth 198 depozitime ilegale, për të cilat ministri kërkoi të merren masa.

Klosi: Ne mund të bëjmë një operacion shumë të madh gjatë 2018 që të mbyllim 198 vend depozitimet ilgeale të evidentuara gjatë gjithë territorit, t'i pyllëzojmë ato, t'i shndërrojmë në parqe.

Ndërsa shumë prej bashkive nuk e kanë zbatuar vendimin e qeverisë për sistemin e unifikuar të llogaritjes së tarifës për menaxhimin e mbetjeve. Një tjetër çështje ku ministri Klosi iu tërhoqi vëmendjen.

Klosi: Ne kemi bërë tre masa shumë të rëndësishme gjatë këtij viti. Duke filluar nga kuptimi i mënyrës si përllogariten kostat dhe tarifat. Sot kemi një VKM që jo në të gjitha bashkitë po implementohen.

Ndërkohë, edhe krerët e bashkive të pranishëm në takim ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me situatën e mbetjeve.

Ministri Klosi njoftoi gjithashtu edhe çeljen e një tjetër aksioni pastrimi që do të mbahet më 23 nëntor.

EMISIONET