Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila bëri me dije se brenda pak ditësh do të zhvillohet dezinfektimi i dytë për mushkonjat në bregdet.

Klosi: Për sa i përket problemit të mushkonjave, kryeministri i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë të realizojë një dezinfektim të dytë. Është realizuar një herë dhe i dyti besoj do të realizohet brenda pak ditësh.

Problematika e qenve të rrugës është problem i vërtetë. Po ashtu problem është edhe shfrytëzimi i fëmijëve në periudhën e plazhit.

/Ora News.tv/