Klopp "thur" planin ndaj Realit: Ronaldo nuk duhet të prekë topin!

Klopp "thur" planin ndaj Realit: Ronaldo nuk duhet të prekë

Finalja e Ligës së Kampioneve po afron dhe Jurgen Klopp ka gati planin se si skuadra e tij mund të triumfojë. Tekniku i Liverpool mendon vetëm një gjë: të ndalë Cristiano Ronaldon!

“Cristiano nuk duhet ta prekë topin. Reali ka 11 lojtarë klasi, por ai mund të shënojë nëse ka topin, kështu që do përpiqemi që kjo të mos ndodhë. Do të përballemi me një prej skuadrave me më shumë eksperiencë në Champions, por në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi trajneri i Liverpool-it për programin televiziv spanjoll “El Golazo de Gol”.

“Unë ndiej përgjegjësi, por jo presion. Është një shans për një klub të madh si Liverpool. Ne duam të shkruajmë historinë”. 

Ai thotë se nuk është i shqetësuar për Salah, i cili po agjëron: “Ai është shumë mirë fizikisht, është një djalë fantastik”.

EMISIONET