Klopp: S'është rezultat ëndrrash, Kovaç: Taktikisht ndeshje e përkryer, sulmi stonoi

Liverpooli barazoi pa gola në "Anfield Road" kundër Bayern Munich, duke shpërdoruar disa shanse për gol. Kualifikimi mbetet i hapur, megjithatë trajneri Jurgen Klopp pranoi se duhet të kishin bërë më tepër përpara portës.

"Ne e bëmë jetën më të vështirë me këtë rezultat. Patëm rreth 12 situata premtuese për gol dhe nuk konkluduam. Ne mund të luajmë më mirë.Në pjesën e parë kemi pasur shanse të mëdha për të finalizuar. Nuk mbaj mend asnjë shans për të dyja ekipet në pjesën e dytë. Nuk ishte një natë e Champions League nga pikëpamja e lojës dhe pritshmërit që kishin njerëzit. Nga pikëpamja e rezultatit, është në rregull. Nuk është një rezultat që kishim dashur, por është pozitiv", u shpreh gjermani.

Trajneri i Bajernit Niko Kovaç u shfaq i kënaqur me performancën e ekipit të tij, ndërsa theksoi se nuk ka arsye për të festuar:

"Nuk mbaj mend shumë klube që kanë shmangur humbjen dhe kanë mbajtur portën të paprekur këtu. Fakti që arritëm t'i kufizojmë në shumë pak shanse tregon se kemi luajtur shumë mirë taktikisht dhe teknikisht. Kufijtë e këtij niveli janë shumë të vegjël, kështu që duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh në ndeshjen e kthimit, unë jam personi i fundit për të festuar një barazim pa gola. Nëse shikoni ndeshjen, ishte një shfaqje fantastike mbrojtëse, megjithatë ne mund të ishim më shumë klinikë në situata të caktuara. Ne e dinim që nuk do të kishim 80% posedim të topit këtu, por kemi bërë mirë ".

EMISIONET