Ish-trajneri i Kukësit dhe Kamzës, Klodian Duro ka zgjedhur futbollistin kyç te Partizani i këtij sezoni. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" Duro deklaroi:

"Jasir Asani bën diferencën jo vetëm te Partizani po te gjithë kampionati shqiptarë. Ai arrin të bëj diferencën dhe të krijojë hapësira për vete dhe për shokët e skuadrës. Kukësi kishte mundësinë e mirë për tu afruar me kreun, pasi me një fitore do të tentonte titullin. Sigurisht që një skuadër që dëshiron të dal kampion të jap avantazh. Mua më pëlqen që të fitoj përherë. Megjithatë, si në një skuadër për titull ashtu dhe për mbijetesë, presioni është i madh."-tha Duro.




/Ora News.tv/