Disa të shtëna janë dëgjuar në një shtëpi në Beverly Hills ku reperi Tekashi 6ix9ine po xhironte për një klip muzikor me Kanye West dhe Nicki Minaj.

Burime për TMZ kanë konfirmuar se Tekashi dhe Kanye ishin brenda. Ekipi i Tekashi mori me qira banesën 80 milionë dollarëshe për të bërë disa xhirime për klipin e ri muzikor që do jetë pjesë e albumit të ri.

Shtëpia gjendet në një prej zonave më të pasura në Beverly Hills. Policët kanë konfirmuar se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 10:25 të mbrëmjes së 8 nëntorit.

Asnjë nuk është qëlluar, por mendohet se ka qenë një shtënie nga makina në lëvizje. Një plumb kaloi përmes dritares së dhomës. Kanye ishte aty, por Nicki nuk kishte arritur ende. Të gjithë u larguan dhe detektivët kanë nisur hetimet.

/Ora News.tv/