KLGJ hap garën për anëtarët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë

KLGJ hap garën për anëtarët jo gjyqtarë për

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar akt-rregulloren për pikëzimit të kandidatëve jo gjyqtar që do të kandidojnë për Gjykatën e Lartë. Do të jenë katër kandidatët juristë me 15 vjet eksperiencë, por që 10 vitet e fundit të mos kenë patur poste publike, që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e trupës, kjo në bazë të një renditje që do të kryhet nga KLGJ.

Pas 9 muaj nga krijimi Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë nisur procedurat për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, një shqetësim ky i ngritur pak ditë më parë nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

E si për të justifikuar këtë vonesë, në nisje të mbledhjes kryetarja Naureda Llagami prezantoi punën që ka bërë KLGJ gjatë këtyre muajve që nga krijimi.

Duke e cilësuar si një nga vendimet më të rëndësishme akt-rregulloren për kriteret e kandididatëve jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë, Llagami tha së qëllimi është që në këtë gjykatë të përzgjidhen profesionistët.

Kjo ishte mbledhja e dytë e hapur për mediat nga KLGJ pas mbledhjes se parë ku u konstitua ky institucion. Vendimi për të nxjerrë jashtë mediat hasi në një debat mes gazetarëve dhe anëtarëve.

Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës.

Për të garuar për Gjykatë të Lartë, kandidatët jo gjyqtar duhet të jenë juristë me 15 vjet eksperiencë dhe që nuk kanë patur funksione publike gjatë 10 viteve të fundit.

Ndërkohë në mbledhjet e ardhme pritet të përcaktohen pikëzimet për kandidatët gjyqtarë.


EMISIONET