Menjëherë pas mbylljes së takimit të parë midis Flamurtarit dhe Partizanit, takim i cili u mbyll me fitoren e vlonjatëve, 1 me 0, zv. trajneri i Partizanit, i cili këtë takim e drejtoj si tekniku i parë i "Demave" është shprehur se kupa është prioritet i të kuqve.

"Kupa është një histori tjetër se luhet në dy ndeshje. Ne erdhëm këtu që të shënonim me patjetër sepse vetë sistemi i lojës, me dy sulmues vërteton më së miri këtë. Ndryshe nga kampionati që luajmë me një sulmues. Nuk ia arritëm qëllimit. I kishim mundësitë tona, por do të shpresojmë që në javët e ardhshme të përmirësohemi dhe të fitojmë dy ndeshjet e radhës në kampionat dhe nëse kjo ndodh do ta prisnim me sukses ndeshjen në Tiranë, për të kthyer rezultatin. 

"Pra është ajo që do të vendos fatet e ekipeve në kupë.

"Nga kampionati është pak e vështirë me thënë të drejtën, por ne do të luftojmë deri në fund. Derisa jemi në luftën për Europë, por sigurisht që kupa është prioriteti ynë.

"Sigurisht që na dënon sepse ai është trajneri i parë, por ajo që është e rëndësishme është se gjatë gjithë javës do të drejtoj stërvitjen e skuadrës.



/Ora News.tv/