Klement Zguri: KQZ s'mund të hetojë financimet e fushatave zgjedhore

Klement Zguri ishte sot në kuvend për të prezantuar raportin e KQZ-së për vitin 2018.

Zguri tha se KQZ nuk mund të bëjë hetim të thelluar për transaksionet e dyshuara jashtë vendit lidhur me financimin e fushatave zgjedhore pasi nuk është e parashikuar me ligj.

Klement Zguri: "Sa i takon lobimit të PD-së, KQZ verifikoi raportet financiare të partive politike dhe nxori shkeljet e bëra nga partitë përfshirë dhe PD dhe për këtë vendosi sanksione administrative. Sa i takon informacionit publik lidhur me shpenzimet për konsulencë të PD-së me kompanitë e huaja administrata e KQZ me mbështetjen time propozoi verifikim të thelluar për një proces të rregullt ligjor për financat dhe lobimin e PD, por paqartësia ligjore për fillimin kryesisht të një shqyrtimi të thelluar nga ana e KQZ-së hasi në kundërshtim nga ana e komisionit dhe nuk u pranua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së gjë që ia hoqi mundësinë të futet në hetim administrativ.  

KQZ nuk ka asnjë dispozitë eksplicite për hetim të thelluar dhe për më tepër transaksionet e dyshuara jashtë vendit lidhur me financimin e fushatave zgjedhore apo shqyrtimin e ankesave lidhur me financimin e tyre. KQZ nuk mund të ngrejë struktura të specializuara pa patur kompeteca ligjore të sakta për verifikimin e financimit të fushatës dhe shqyrtimin e ankesës, megjithatë për të adresuar këto problematika lidhur me financat e partive."

Nderkohe jashte Kuvendit po mbahet protesta e 8-te e opozites, kunder qeverise Rama.

EMISIONET