"Klandestini" në zemër të mafias shqiptare

"Klandestini" në zemër të mafias shqiptare

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën. Dëshmi të anëtarëve të mafias shqiptare e mafias italiane.

"Klandestini", është titulli i ciklit të ri dokumentar që ka nisur të transmetohet në kanalin televiziv italian Nove, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin, një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative botërore.

Reporteri spanjoll hedh dritë mbi disa nga realitetet më të rrezikshme botërore si krimi i organizuar, prodhimi e tregtimi i drogës e trafiku ilegal i armëve.

Në emisionin e parë të këtij dokumentari, gazetari spanjoll solli për telespektatorët biznesin fitimprurës e marramendës të trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës.

Një udhëtim i dokumentuar i trafikut të kokainës, marijuanës, heroinës, armësh, pasaporta falso, bomba artizanale, lidhjet me mafian napoletane Camorra, të përcjella përmes dëshmive  eskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare e të mafias italiane.

Davide Beriarin e nis udhëtimin e tij në brigjet italiane, aty ku pothuajse cdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, mariajunë, armë.

Është një bashkëbisedim këmbëkryq me një bos shqiptar, i cili me fytyrë të mbuluar rrëfen organizimin e aktivitetit të mafias shqiptare.

Grupe krimianle të organizuar në bazë familjesh, lidhje gjaku e fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, cdo grup ka kreun e tij.

Rrëfimi spostohet në Shqipëri mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës.

Heroina e transportuar nga Turqia që hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, kokaina që udhëton nga Amerika Latine, Roterdami e deri në Shqipëri.

Gjithçka e ka zanafillën në Shqipëri, aty mbërrijnë porositë e drogës, kokainë, marijuanë, armë etj për llogari të mafias italiane. Një anëtar i një prej familjeve mafioze të Camorras ndodhet prej kohësh në Shqipëri.

Në emrin e sajuar Simone e me fytyrë të fshehur ai drejton gazearin italian në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar. 50-80 kg heroinë në javë, dhjetra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë.

Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet  për çdo ngarkesë droge një kallashnikov  që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro.

"Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën."

Por Simone rrëfen dhe një tjetër realitet shqiptar. Shëiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t'u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit.

Fitime marramendase për trafikantët shqiptarë por që trefishohen pasi malli mbërrin në duart e mafias italiane. Mes trafikantëve shqiptarë është dhe një grua.

Quhet Denis e është një prej organizueseve të trafikut të marijaunë me skafe drejt Italisë. Ka vite që është pjesë e mafias shqiptare e rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pisët me mafian shqiptar.

"Tre persona u therën copë-copë e u groposën se tradhëtuan", thotë ajo, e nëse pjesë e mafias shqiptare nuk dek më kurrë."

Edhe pse shteti shqiptar ka intensifikuar luftën kundër drogës për të zhdukuar plantacione me kanabis, shqiptarët vazhdojnë ta mbjellin në zonat më të thella e vazhdojnë të korruptojnë policinë për 300 euro sa është dhe rroga e tyre mujore.

"Jemi në një Europë me qeveritarë që i kërkojnë Shqipërisë të frenoj kultivimin e trafikun e lëndëve narkotike por që ka miliona qytetarë që kërkojnë gjthnjë e më shumë drogë. E deri sa të ketë kërkesë për drogë, mafia shqiptare e klanet e saj të shumta janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e tyre.

Pas dekadash komunizmi, mafia shqiptare ka kuptuar mirë ligjin e kërkesës dhe ofertës  e kanë gjetur në ilegalitet mënyrën për të kafshuar një fetë të mirë të kapitalit të pasur të Europës. E në këtë kërkesë për para, mafia shqiptare thellon degët e saj me anë të dhunës e frikës.

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën", e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin.




EMISIONET