Kjo video ka shqetësuar ushtrinë amerikane

Kjo video ka shqetësuar ushtrinë amerikane

Një video e publikuar në YouTube tregon një komando amerikan në Afganistan duke qëlluar me një armë zjarri në dritaren e një kamioni civil në ecje si dhe shkaktuar shqetësime dhe tronditje në nivelin më të lartë të ushtrisë amerikane.

Videoja origjinale e titulluar "Happy Few Ordnance Symphony", paraqiti klipin e një ushtari që qëllonte në drejtim të kamionit në ecje. Videoja është e paautorizuar dhe është hequr nga rrjeti YouTube, por të tjerë e kanë rishpërndarë atë.

Pjesa e diskutueshme zgjat vetëm disa sekonda dhe tregon një automjet ushtarak të blinduar, ndoshta një M-ATV për trupat speciale të operacioneve, duke kaluar një automjet civil të ngadalshëm që njihet në Afganistan si një kamion "jingle".

Filmimi i regjistruar me sa duket nga një kamera në helmetë tregon një armë të stërmadhe ushtarake, nga e cila qëllohet dritarja e kamionit që shkatërrohet plotësisht. Në video nuk dëgjohet krisma e armës, pasi i është bashkëngjitur një lloj muzike.

Zyrtarët e Pentagonit nuk do të komentonin drejtpërsëdrejti për incidentin e treguar në xhirim, por Shefi i Komandës Qendrore gjenerali Joseph Votel shprehu shqetësimin për videon.

"Kam shqyrtuar videon dhe unë jam i zhgënjyer dhe i shqetësuar gjithashtu se populli amerikan, partnerët tanë të koalicionit, qeveria afgane dhe populli afgan do të besojnë se anëtarët e shërbimit amerikan janë të paqëndrueshëm dhe indiferentë ndaj tmerreve të luftës ose vuajtjeve të të pafajshmëve të bllokuar në konflikt, "tha ai në një deklaratë të mërkurën.

Komanda Qendrore e SHBA i tha Politico se një hetim ishte nisur, duke premtuar të merrte "veprime të përshtatshme si rezultat i këtij hetimi".

Video të ngjashme amatore shpesh bëhen nga trupat amerikane për t'i ndarë në mesin e komunitetit ushtarak.

"Politico" thotë se pamjet mund të jenë regjistruar në provincën Nangarhar, ku komandot amerikane u përfshinë në luftime vitin e shkuar kundër grupeve militante që premtojnë besnikëri ndaj grupit terrorist ISIS.

EMISIONET