Një shofer që u bë pjesë e një vale uji me baltë gjatë përmbytjes në Kaliforninë Jugore ka thënë se është me fat që është gjallë.

“Thjesht po ecja poshtë kodrës, ndërkohë që isha mbi ujin me baltë. Shkëmbinjtë binin, balta rridhte kudo,” – tha Desionne Franklin.

Ai me të dashurën e tij po qëndronin në shtëpinë e një miku në Burbak ndërsa uji i rrëmbyeshëm filloi të derdhej në afërsi të shtigjeve për ecje dhe fushë golfi. Franklin nga Dallas tha se dëgjoi gjëmimin rreth orës 6 të mëngjesit dhe pa diçka që nuk e kishte parë kurrë.

Vendosën të dilnin nga shtëpia kur filluan rrëshqitjet e mëdha të dherave, por u përballën me këtë situatë ku 44-vjeçari humbi kontrollin e makinës për 33 sekonda.

Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëme serioze për jetën.


/Ora News.tv/