Aksioni për kontrollin e HEC-ve, ministrat Balluku e Klosi dëgjesë publike me banorët e Labinot Mal

Pas dëgjesës publike në kanionin e Holtës në rrethin e Gramshit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kanë zhvilluar një tjetër bashkëbisedim, kësaj radhe me banorët e fshatit Labinot Mal në qarkun e Elbasanit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e ujit të burimit të fshatit, i cili i është dhënë kompanisë “Labinot Fushe shpk” për të ndërtuar HEC.

Banorët janë shprehur se uji i burimit është jetik për ta dhe se marrja e tij do ta bënte të pamundur jetesën në një zonë të thellë malore siç është ajo e Labinot Mal. Ata kërkuan nga ministrat që të problemi i tyre të trajtohet me seriozitet dhe në të njëjtën kohë shprehën besimin se me vullnet të mirë qeveria mund ta zgjidhë këtë problem.

Balluku: Ne kemi ngritur grupe pune, AKBN-ja e cila ka tagrin për të monitoruar HEC-et, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe me një grup të përbashkët nga Ministria e Mjedisit, kemi nisur punën për ti skanuar të gjitha këto HEC-e”.

Duke folur për kostot e këtij aksioni, ministrja Balluku theksoi: “Do jenë vendime të cilat nuk mund ti krijojnë kosto buxhetit të shtetit, pra ne nuk do të prishim kurrë në mënyrë arbitrare kontratat, por nga ana tjetër jemi të predispozuar plotësisht për të mbrojtur të drejtat e banorëve kudo që ato ndodhen dhe për të ruajtur pjesën mjedisore e cila vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për vetë ju”.

/Ora News.tv/