Kitarë prej floriri dhe kristale Swarovski për Lady Gagën

Kitarë prej floriri dhe kristale Swarovski për Lady Gagën

Lady Gaga po përgatitet për shfaqet e saj të Vitit të Ri. Dhe për të dhuruar performanca të veçanta, këngëtarja ka porositur një kitarë flori, të zbukuruar me kristale.

Krijuesi i kitarës Jens Ritter nga Gjermania tha se kitara është bërë nga 11.000 kritale Swarovski dhe flori 24 karat.

“Kjo kitare vjen nga seria e limituar ‘Sandokan’ dhe ka vlerën e rreth 48 000 eurove,”-tha 46-vjeçari. Ritter ka prodhuar edhe kitarë për yje të mëdhenj si Prince, George Benson, Madonna dhe Christina Aguilera.

Ai punoi për një vit e gjysmë së bashku me ekipin e tij për kitaren e Gagës.

Punishtja është krijuar në vitin 1996 dhe çdo vit aty prodhohen 72 kitara.

EMISIONET