Pamjet e një burri që nuk është larë prej vitesh dhe ka qindra pika të zeza në fytyrë mund të jenë shqetësuese.

Ai shkoi në një klinikë në Bangkok muajin e kaluar pasi lëkura e tij ishte mbushur me akne. Pacienti pranoi se e lan shumë rrallë fytyrën dhe konsumon ushqim të skuqur.

Gjithashtu shtoi se nuk pushonte shumë, gjë që ndikonte në lëkurën e  tij. Një dermatolog shpenzoi gjysmë ore duke përdorur pinca që hiqnin pikat e zeza nga fytyra e tij.

Eksperti i lëkurës tha se pacienti duhet të ketë higjenë të mirë dhe dietë të pasur ushqimore nëse do të ketë fytyrë të pastër.

“Aknet ishin bllokuar në pore që ia bënte fytyrën të fryrë dhe të kuqe. Fytyra e tij kishte qenë në këtë mënyrë për shumë vite dhe ai ishte në nevojë urgjente për trajtim për ta pastruar që ta largonte problemin", tha një përfaqësues i klinikës.

/Ora News.tv/