I moshuari kishte ngecur poshtë kamionit, ja çfarë bëjnë burrat për ta shpëtuar

I moshuari kishte ngecur poshtë kamionit, ja çfarë

Disa burra janë bashkuar për të shpëtuar jetën e një të moshuari që kishte mbetur poshtë një kamioni. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në Londrën lindore.

Ai po bërtiste kur shoferi donte të lëvizte automjetin dhe punëtorët aty rrotull, së bashku me këmbësorët u bashkuan për të ngritur kamionin.

Pamjet e filmuara nga një banor tregojnë burrin që bërtiste vazhdimisht dhe një grup prej 15 personash i dhanë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca.

Banori Grigorios Zontanos tha për Dailymail: "Dëgjoja shumë njerëz duke bërtitur me zë të lartë "Stop Stop!". U afrova në dritare dhe pashë burrin poshtë kamionit. Burri kishte dhimbje në qafë dhe shoferi u përpoq ta lëvizë automjetin, por po e përkeqësonte situatën. Të gjithë njerëzit u bashkuan që të ngrinin kamionin dhe të shpëtonin burrin. Reagimi i njerëzve ishte shumë i mirë, të gjithë u angazhuan për ta ndihmuar."

Sapo mbërriti ambulanca, ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtime për disa lëndime në këmbë.

EMISIONET