Kishat e Voskopojës, mes 7 siteve të kërcënuara në Europë

Kishat e Voskopojës, mes 7 siteve të kërcënuara në

12 kishat post bizantine në Voskopojë e Vithkuq të Korçës, janë renditur nga Shoqata Europa Nostra mes 7 siteve të trashëgimisë kulturore më rrezikuara për vitin 2018. Plaçkitjet dhe fatkeqësitë natyrore, janë kërcënimi më i madh për këto objekte të shekujve 17-18, të cilat vlerësohen si ndër më të bukurat në Ballkan. Bashkë me 6  vende të tjera, Shqipëria pritet të përfitojë fonde dhe asistencë për të mbrojtur këto xhevahire të trashëgimisë, siç është shprehur Presidenti i Fondacionit Tenori Placido Domingo.

Kishat post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq në Korçë janë mes 7 siteve më të rrezikuara për vitin 2018, në renditjen e organizatës Europa Nostra e cila synon të sensibilizojë dhe të mbështetesë Autoritetet shqiptare për të mbrojtur këto pasuri të pacmueshme të trashëgimisë kulturore.

Mes 12 kandidatëve, ishte edhe Gjirokastra, qytet pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, por që nuk ia doli të futet në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të shpallur këtë të enjte.

12 kishat post bizantine, të shukullit 17 dhe 18, u bënë pjesë e listës për shkak të “plaçkitjeve dhe fatkeqësive natyrore", që i kanë dëmtuar seriozisht, thuhet në njoftimin e organizatës me Seli në Holandë .

Shembull i këtij rreziku, merret kisha e Shën Gjergjit në Voskopoje, e cila ndërsa në vitin 2011 vlerësohej për ruajtjen e jashtëzakonshme, 7 vite më pas kërcënohet nga vjedhjet, ndaj ka nevojë urgjente për mbrojtje, thuhet në raport.

Qendra Historike e Vjenës, Kazinoja Constanta në Romania, Jetimorja greke Prinkipo Greek në ishullin turk të Princit, fabrika e akullit Grimsby në Mbretërinë e Bashkuar, janë 6 qendrat e tjera më të rrezikuara në Europë.

“Këto xhevahire të trashëgimisë kulturore të Europës janë në rrezik të madh, disa për shkak të neglizhencës ose zhvillimit jo të përshtatshëm dhe të tjera për shak të mungesës së ekspertizës ose burimeve", thotë shoqata me President Nderi tenorin me famë Placido Domingo.

Tashmë ekspertë të Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimeve, pritet të mberrijne muajin tjetër në Shqipëri për takime me autoritetet shtetërore me qëllim hartimin e planeve për të shpëtuar këto Monumente të trashëgimisë.

 

EMISIONET