Kisha Katolike dokument të ri për identitetin gjinor

Kisha Katolike dokument të ri për identitetin gjinor

Kisha Katolike ka realizuar një dokument të ri që kërkon përgjigje për konceptin modern të identitetit gjinor. Ky dokument u krijua  nga një shkollë Katolike, dhe flet rreth një krize arsimore që mund të ndryshojë konceptin e natyrës.

Me titullin “Femra dhe mashkulli, ai i krijoi ata”, ka për qëllim të tregojë se gjininë nuk mund ta përzgjedhësh, thjesht ashtu lind. Dokumenti u realizua gjatë majit, muaji dedikuar ‘gay pride” dhe ka hasur kritika nga  grupi LGBTQ.

Dokumenti me 31 faqe nuk është firmosur nga  vetë Papa Françesku. Ai bën thirrje për dialog por  veçanërisht kritikon kuptimin modern të gjinisë, shpesh i bazuar në asgjë më shumë veçse një koncept i gabuar i lirisë në fushën e ndjenjave dhe dëshirave.

Komuniteti për të drejtat e LGBTQ mendon se dokumenti do të konfuzojë ata të cilët kanë vërtet pyetje rreth identitetit gjinor të tyre .

EMISIONET