Në zemër të fshatit çek, Kutna Hora strehon disa prej arkitekturave më të bukura në të gjithë Boheminë.

Pozicionuar rreth 70 km në lindje të Pragës, vendi mesjetar shfaq një vizion mbresëlënës të kulturës dhe traditës Çeke.

Por në mes të ndërtesave të saj të stilit barok dhe kishave mesjetare, qëndron një tërheqje shumë e veçantë.

Nëse ecni nëpër rrugët e ngushta të Sedlec do mbërrini tek një kishë e çuditshme e frikshme.

Kisha e Gjithë Shenjtorëve ka një histori mjaft tërheqëse. Poshtë një shkalle të vogël, në dhomën më të ulët të kësaj kishe katolike, shtrihet Ossuary Sedlec, i cili zbukurohet me rreth 40.000 skelete njerëzore.

E quajtur Kisha e Eshtravem historia që qëndron pas kësaj tërheqjeje të errët fillon në vitin 1278, kur mbreti i Bohemisë dërgoi kryemurgun e Sedlec Cistercian Monastery në Jeruzalem.

Thuhet se ai u kthye me një kavanoz me dhe nga Golgotha, vendi ku u kryqëzua Jezu Krishti, dhe e përhapi rreth varrezave lokale.

Kur lajmi i "Tokës së Shenjtë" u bë publik, njerëz nga i gjithë rajoni filluan të kërkonin të varroseshin atje.

Kockat, që aktualisht ndodhen në Sedlec Ossuary, u zhvarrosën nga ky vend në shekullin e 15-të për të bërë hapësirë për zgjerimin e qytetit, si dhe varrime të reja.

Ata me sa duket u vendosën në bodrumin e kësaj kishe gotike deri në vitin 1870, kur një druvar me emrin Frantisek Rint u vendos për të ç'groposur dhe sistemuar ato.  Rezultati është spektakolarisht tronditës.

Kjo kishëz nëntokësore përmban një llambadar të përbërë tërësisht nga kockat, si dhe kurora e kafka të njeriut.

Në të majtën e llambadarës, ndodhet një stemë e formuar nga eshtrat e Schwarzenbergs, një familje aristokratike çeke që dikur drejtonte qytetin.

Ndërkohë, një koleksion i kafkave të njeriut të vendosura majë të njëra-tjetrës qëndron në të djathtë.








/Ora News.tv/