Kirurgjia italiane në Tiranë

Kirurgjia italiane në Tiranë

Eksperienca e kirurgjisë italiane ka mbërritur edhe në Tiranë. Mjekët e qendrës Kirurgjikale Toskanë treguan për mbi 50 mjekë shqiptarë teknikat më inovatore në fushën e kirurgjisë, prej të cilave mund të përfitojnë dhe pacientët shqiptarë.

Qendra Kirurgjikale Toskanë solli këtë të shtunë eksperiencën e kirurgjisë italiane në Tiranë.

Aktiviteti i akredituar nga QKEV mblodhi mbi 50 mjekë shqiptarë dhe homologë të tyre italianë në diskutimet mbi inovacionet në fushën e kirurgjisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kirurgjikale Toskanë tregoi edhe mënyrën se si pacientët mund të përfitojnë nga ky shërbim.

“Mundet se pari të bëjnë një vizitë në qendrën tonë që është këtu në Tiranë, më tej do vizitohen nga kirurgët tanë e nëse është nevoja për ndërhyrje dhe i duhet të vijë në Toskanë, ne organizojnë udhëtimin dhe fjetjen edhe për një të afërm afër spitalit tonë”.

Vetëm në vitin 2018, në Qendrën Kirurgjikale në Toskanë janë kryer mbi 6000 ndërhyrje, 900 prej të cilave në shpinë dhe 500 ndërhyrje bariatrike.



EMISIONET