Kineasti Dhimitër Anagnosti festoi 80 vjetorin e tij të lindjes. Në kuadër të kësaj ditë të shënuar për regjisorin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizuan një ceremoni festive Në fjalën e tij regjisori Anagnosti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpuntorët e në vecanti aktorët, e sidomos atyre të brezit të ri. Pjesëmarrës në ceremoninë e 80 vjetorit ishite ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe miq e të afërm të regjisorit, në krah të të cilit qëndronte bashkëshortja e tij aktorja e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, "Artiste e Merituar" Roza Anagnosti. Dhimitër Anagnosi ka një karrierë 40-vjeçare gjatë së cilës ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

/Ora News.tv/