Kina sjell 'hënën artificiale' në vitin 2020

Kina po planifikon të krijojë një 'hënë artificiale' që do të ndriçojë qiellin deri në 80 kilometra përreth.

I ashtuquajturi sateli ndriçim satelitor do vendoset në qytetin jugperëndimor të Chengdu në vitin 2020. Dhe do të jetë 8 herë më i ndritshëm sesa hëna e vërtetë, raporton Daily Mail.

Zyrtarët kanë dhënë vetëm disa detaje mbi projektin, por thonë se ideja nxit frymëzimin nga një artist francez që përfytyroi një gjerdan me pasqyra të varura mbi Tokë.

Wu Chunfend, kryetar i Institutit të Kërkimeve të Sistemit të Mikroelektronikës së Shkencës dhe Teknologjisë Chengdu, zbuloi planin në një event në qytet më 10 tetor.

Ndërsa kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, Wu thotë se teknologjia ëshët zhvilluar ndër për vite me rradhë dhe tani është janë gati për të arritur planin.

Sidoqoftë do të na duhe të presim të paktën 2 vite për të parë nëse plani do të realizohet.

EMISIONET