Kina pushton futbollin, Alibaba “vjedh” Interin

Kina pushton futbollin, Alibaba “vjedh” Interin

Edhe pse po kalon një moment të mirë në Seria A dhe në Kupën e Italisë, Inter ka nevojë për financa të shëndosha dhe rrjedhimisht ka dal në ankand. Një gjë e tillë po qarkullon shumë në mediat italiane kohëve të fundit, me 30 % përqind të aksioneve të zikaltërve që janë vendosur në bursë.

E për këtë, interesi i kompanive të huaja ka qënë i madh, veçanësisht nga Hong Kongu. Bëhet fjalë për kompaninë “Yungfeng Capital”, i cili zotërohet nga shefi i Alibaba, Jack Ma. Ky i fundit është përshkruar si njeriu më i pasur i Kinës dhe thuhet se është i gatshëm të blejë aksionet e Interit, dhe kontretisht ato që zotërohen nga Erick Thohir.

Sipas “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport”, Ma do të investonte në Inter nëpërmjet Yunfeng Capital, një fond me bazë në Hong Kong dhe krijuar me kolegun e tij i teknologjisë, David Yu.

Gazetat shpjegojnë se pjesa e Thohirit vlerësohet në rreth 150 milion euro, shifër kjo e përballueshme nga Ma. Ai ka marrëdhënie të mira me pronarin e zikaltërve dhe Supremo të Grupit Suning Zhang Jindong, pasi ai zotëron 20% të aksioneve.

Zhang, nga ana tjetër, do të kishte një pjesë prej 'rreth 0.81%' në Alibaba, që është shitësi më i madh në botë. E në të tilla kushte, Inter pritet të rris financat brenda këtij sezoni.

EMISIONET