Kina ndërton xhaminë e tretë më të madhe në botë, por jo në Kinë

Është kritikuar për shtypjen e myslimanëve, e megjithatë Kina po ndërton xhaminë më të madhe  në kontinentin Afrikan, në Algjeri.

Xhamia El Djazair  kushton 2 miliard dollare dhe është ndërtuar nga  Kompania Shtetërore e Ndërtimit të Kinës dhe pritet të hapet në kryeqytet Algjer.

Xhamia ka një sipërfaqe prej 400 mijë metra katrorë dhe minare me lartësinë 265 metra, dhe është një ndër tre xhamitë më të mëdha në botë, bën të ditur CGTN, televizioni shtetëror kinez.

Salla e lujtes është 20 mijë metra katrorë dhe mund të akomodojë 37 mijë adhurues të islamit, ndërkohë që kapaciteti total është 120 mijë.

Kompleksi përfshin një park, bibliotekë, shesh publik, qendër kulturore, një shkollë fetare dhe madje një stacion zjarrfikës.

Kjo është ndërtesa më e madhe fetare që është ndëtuar ndonjëherë nga kompania kineze, informon axhencia e lajmeve Xinhua. Për ndërtimin e saj janë dashur 7 vite dhe nisi në gusht 2012.


Xhamite me te medha ne bote

 

EMISIONET