Kamboxhia dhe Kina kanë nënshkruar  20 marrëveshje me vlerë disa miliardë dollarë për të zhvilluar infrastrukturën e vendit të varfër të Azisë Juglindore, bujqësinë dhe kujdesin shëndetësor.

Marrëveshjet dhe memorandumet e mirëkuptimit u nënshkruan gjatë një takimi midis kryeministrit kamboxhian Hun Sen dhe homologut të tij kinez Li Keqiang. Li udhëhoqi një delegacion të lartë në një vizitë zyrtare njëditore në Kamboxhia, aleati i ngushtë i Kinës.

Ndër marrëveshjet kryesore është ndërtimi i një autostrade të re më shumë se 200 kilometra që lidh kryeqytetin Phnom Penh me qytetin bregdetar Sihanoukville dhe një aeroport ndërkombëtar të Phnom Penh.



/Ora News.tv/