Kina ka dërguar në orbitë satelitin Hayyang-2B (HY-2B) për të vëzhguar oqeanët.

Sateliti i zhvilluar nga kompania kineze e aviacionit, shkencës dhe teknologjisë është dërguar në orbitë me raketën Long March-4B nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Taiyuan nga provinca veriore e vendit, Shanxi, shkruan agjencia e lajmeve Xinhua, transmeton Anadolu.

Theksohet se ky ka qenë misioni 288-të i raketës Long March-4B.

Sateliti do të ndjekë temperaturën sipërfaqësore në oqeanet në kohë reale, shpejtësinë e erërave sipërfaqësore, shirat që bien në oqeanet dhe statusin e avullimit, ndërsa do të përdoret edhe për vëzhgimin e situatës ekologjike dhe burimeve.

HY-2B do të formojë një rrjet satelitor me satelitët HY-2C dhe HY-2D që planifikohen të lançohen më tutje ndërsa detyra e saj është me kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Kina, satelitët për vëzhgimin e oqeaneve dhe detërave, HY-1A e dërgoi në maj të vitit 2002, HY-1B në prill të vitit 2007, ndërsa HY-1C muajin e kaluar.

/Ora News.tv/