Kina thotë se ka dërguar me sukses një anije kozmike robotike në anën e errët të Hënës. Sonda Chang'e mbërriti në destinacion në orën e Pekinit 10:26, sipas mediave shtetërore.

Anija kozmike mban instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të pashkelur, si dhe për të kryer eksperimente biologjike.

Ulja e saj në Hënë shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Ka pasur misione të shumta në Hënë gjatë viteve të fundit, por asnjëri prej tyre nuk arriti këtë sukses.

Ekuipazhi i fundit në Hënë ishte Apollo 17 në vitin 1972.

Chang'e-4 dërgoi fotot e saj të para nga sipërfaqja që u publikuan nga mediat shtetëore.

Të gjitha fotografitë dhe të dhënat të tërhiqen nga një satelit i veçantë para se të kalojnë në Tokë.

/Ora News.tv/