Kim Kardashian: Mendoja se nuk do të bëja më kurrë seks

Kim Kardashian: Mendoja se nuk do të bëja më kurrë seks

Kim Kardashian është hapur për jetën e saj seksuale në një intervistë për revistën Richardson.

Ylli i televizioneve pranoi se pas vështirësive që hasi gjatë dy shtatzanive mendoi se nuk do të bënte më kurrë seks.

"Unë kisha fituar 27-30 kg gjatë shtatzanisë dhe nuk më pëlqente vetja, mendoja se nuk isha seksi,"-rrëfeu 38-vjeçarja, në intervistën ku vjen me poza nudo.

Kim u trajtua gjatë periudhës së shtatzanisë nga preeclampsia, një gjendje që gjatë periudhës së shtatzanisë shoqërohet me tension të lartë të gjakut, si edhe komplikacion të plaçentës akreta gjatë lindjes, që çon në gjakderdhje të rëndë e cila shpesh herë rrezikon nënën dhe fëmijën.

"Dhe kur nuk mund të bëja seks mendova se kurrë nuk do të kryej marrëdhënie seksuale gjatë jetës sime,"-shtoi Kim. "U ndjeva keq për veten time."

Ajo shtoi se iu desh kohë për të humbur peshë pas shtatzanisë dhe sapo ia arriti qëllimit u ndie më mirë.

"Nuk humba peshë shpejt. Por mund të them që 8 muaj më vonë e kisha trupin më mirë se çdo herë tjetër. Ndihesha më mirë se kurrë,"-tha Kim.

EMISIONET