Lideri koreanoverior Kim Jong-un ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me aksidentin e autobuzit ku mbetër të vrarë 32 turistë kinezë dhe katër koreano veriorë, shkruan BBC.

Aksidenti ndodhi të dielën mbrëma në provincën veriore të Hwanghae, ku një autobus turistësh ra nga ura.

Është diçka e rrallë për mediat Koreano Veriore, tejet të çensuruara, të transmetojnë lajme negative dhe për Kim të marrë përsipër aksidentin, është diçka edhe më e pazakontë.

Kina është aleatja politike e Koresë së Veriut dhe partneri më i madh tregtar.

Kim tha se "Aksidenti solli trishtim të madh në zemrën time", sipas agjensive të lajmeve lokale.

"Ai nuk mund të kontrollojë pikëllimin e tij kur mendon për familjarët që humbën njerëzit e tyre të dashur.", citojnë të njëjtat media.

Kim është fotografuar duke takuar pasagjerët e plagosur në spital dhe mësohet se ai është interesuar personalisht për trajtimin e të plagosurve.

Gjithashtu, lideri koreano verior vizitoi ambasadën kineze në Penian, ku takoi ambsadorin kinez Li Jinjun dhe i shprehu ngushëllimet e tij dhe simpatinë njëkohësisht.

Kina dhe Korea e Veriut janë aleate prej një kohe shumë të gjatë. Vizita e shpejtë e Kim tek personat e plagosur dhe raportimi i ngjarjes, shihen si pjesë e mënyrës së tij për t'u dukur mirë përballë popullsisë kineze.

/Ora News.tv/