Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol, zhvilluesit e programit bërthamor në Kore

Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol, zhvilluesit e programit bërthamor në

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar masat shtrënguese ndaj Koresë së Veriut. Uashingtoni ka mundur të identifikojë dy zhvilluesit e programit bërthamor të vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj tyre. Dy zyrtarët në fjalë mendohet të jenë ndihmësit më të besuar të liderit të vendit, Kim Xhong-un.

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar “udhëheqësit kyç” të programit të armëve balistike të Koresë së Veriut. Sipas thesarit të shtetit, personat në fjalë janë Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol dhe të dy shihen rregullisht përkrah liderit koreano-verior Kim Jong-un, kur vendi zhvillon testime raketash.

Sipas një hetimi nga agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters, të dy këta burra janë përzgjedhur nga vetë Kim Jong-un dhe rezultojnë të jenë shumë të njohur me liderin e vendit.

Ri Pyong-chol është një ish-gjeneral i forcës ajrore i edukuar në Rusi, ndërsa Kim Jong-sik një shkencëtar veteran i raketave.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve, të cilat do të bllokojnë çdo veprimtari të tyre në tokën amerikane, duke ngrirë çdo pasuri që ata mund të kenë atje.

Edhe Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Ri dhe Kim si dhe 14 shtetasve të tjerë koreano-veriorë, pas testit më të fundit bërthamor të zhvilluar nga vendi i izoluar.

Në një reagim ndaj masave të reja shtrënguese, Peniani deklaroi se lëvizja ishte “një akt lufte” dhe përbën një bllokadë tërësore ekonomike.

EMISIONET