Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka marrë pak kohë nga takimet e tij të shumta me personalitetet e Singaporit për të bërë një selfie.

 Përpara bisedimeve historike me Presidentin e SHBA, Donald Trump, Kim është duke u pritur në një hotel me vlerë 9,000 dollarë, me dëshirën e qeverisë së Singaporit.

Duke udhëtuar në pjesë të vendit të hënën, udhëheqësi u paraqit me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Balakrishnan ndau imazhin në Twitter, duke e treguar atë të qeshur pranë personit që Trump ka etiketuar si 'Rocket Man'.

Kim dhe Trump do të ulen për diskutime mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut të martën. Presidentët do të takohen në një vend të vetmuar në ishullin e Sentosa.

/Ora News.tv/