KHSH: Të përshpejtohet ngritja e institucioneve të reja në drejtësi

KHSH: Të përshpejtohet ngritja e institucioneve të reja në

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj e ftuar në studion e lajmeve në Ora News, tha se procesi për krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë duhet të përshpejtohet, për shkak se një sërë institucionesh si Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë në ngërç.

Skënda: "Mendojmë se vettingu pavarësisht specifikat që ka për 57 subjektet prioritare ku ndër të tjerash janë edhe kandidatët për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, do të duhet të bëhet me ritme më të shpejta. Pasi ritmi, deri diku ka qenë i ngadaltë. Vetëm në një javë të qershorit deri diku ka pasur ritëm, ndërsa mesatarja është një subjekt në javë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 12 anëtarë dhe ai siguron formimin e 4 trupave gjykuese dhe ngritja dhe funksionimi i institucioneve të reja është një nga prioritetet e rëndësishme pasi ka krijuar ngërçe në funksionimin e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, dhe të ngritjes së institucioneve të specializuara të institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar". 

Ajo u ndal edhe tek çështja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

Skënda: "Praktikisht kemi një Gjykatë Kushtetuese që përkundrejt një misioni kaq të rëndësishëm që duhet të jetë pranë qytetarëve, është pa vendimmarrje. Ky është një problem shqetësues. Shpresoj që ritmet më të përshpejtuara të vettingut ku do të ketë edhe kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që do t'i nënshtrohet vettingut, por në mënyrë të veçantë funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shumë i rëndësishëm për të renditur kandidatët për Gjykatën Kushtetuese".

Skënda bëri me dije edhe gjetjet në raportin e fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Skënda: "Sërish vijon të ketë mungesë të transparencës së organeve ndihmëse në procesin e Vettingut edhe pse komisioneri i informimit ka dhënë dy vendime pozitive në favor të Komunitetit Shqiptar të Helsinkit për të pasur akses në statistikore nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Këto institucione nuk po i zbatojnë vendimet. Beteja ligjore është transferuar në sistemin gjyqësor. Në lidhje me seancat dëgjimore, nuk është një proces i lehtë. Institucionet e vettingut po zbatojnë një legjislacion unik, të pazakontë për Shqipërinë. Është për t'u vlerësuar transparenca e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në proceset e deri tanishme".

EMISIONET