Khloe harron skandalin e tradhtisë, ja çfarë bën për partnerin

Duke lënë pas skandalin e tradhëtisë, Khloe Kardashian vazhdon të mbështesë partnerin e saj në punën që bën.

Moderatorja e njohur është shfaqur për të tretën herë brenda dy muajsh në publik për të shkuar në ndeshjen e ekipit të Tristan Thmpson me Golden State Ëarriors.

Me një buzëqeshje në fytyrë, Khloe hyri në fushë e veshur me xhinse dhe me një bluze të thjeshtë. Ajo ka vetëm pak kohë që është bërë nënë e True dhe ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një ndarje me Tristan.

Thuhej se e përjetoi keq skandalin e tradhtisë por ia doli që të hedhë pas gjithcka për të shijuar jetën me familjen e saj. Kjo ishte aryseja përse u shfaq në ndeshjen e tij pasi donte që ti qëndronte pranë.

EMISIONET