Kevin Spacey del në gjykatë për t'u përballur me akuzën për ngacmim seksual

Aktori Kevin Spacey ka dalë në gjykatë për tu përballur me një akuzë për ngacmim seksual.

Avokatët e ylli të Hollywood kërkuan pafajësinë e Kevin gjatë seancës gjyqësore në shtetin amerikan të Masaçusetsës.

Fituesi i dy Oskar akuzohet për sulm seksual ndaj një adoleshenti, pasi e dehu në një bar në Nantucket më 2016.

Akuza për sulme seksuale ndaj tij janë shfaqur dhe në Los Angeles e Londër.

Ai u lirua pas pasur nevojë të paguajë një liri me kusht pas seancës dëgjimore prej 10 minutash.

Gjykata vendosi se data tjetër e senacës është më 4 mars. Nëse shpallet fajtor, mund të përballet me burg deri në pesë vjet.

Prokurorët njoftuan më 24 dhjetor Spacey akuzohej për sjellje të pahijshme në restorantin Club Car në Nantucket.

Adoleshenti raportohet se është djali i ish-prezantueses së lajmeve televizive lokale në Boston, Heather Unruh, i cili foli publikisht për rastin vitin e kaluar.

Ajo akuzoi Kevin se dehu me alkool djalin e saj 18-vjeçar dhe më pas e ngacmoi seksualisht.

Djali, i cili tani është 21 vjeç, nuk do jetë prezent në gjykatë në datën e vendimit.

Ai i tha policisë se aktori e ngacmoi atë ndërsa po qëndronin bashkë afër një pjanoie.

Ndërsa rrëfeu se kishte regjistruar aktin dhe ia dërgoi me mesazh të dashurës së tij.

Ndërsa avokatët e Spacey thanë se videoja nuk dëshmon fajësinë e tij.

EMISIONET